FEMRAT/ SHQIPËRI 1-2 SKOCI NË STADIUMIN "LORO BORIÇI" - FSHF

FEMRAT/ SHQIPËRI 1-2 SKOCI NË STADIUMIN “LORO BORIÇI”

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra ka humbur me rezultatin Shqipëri 1-2 Skocinë në ndeshjen zyrtare të zhvilluar sot në orën 17:00 në stadiumin “Loro Borici” në kualifikuesit e Kupës së Botës. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1, golin e parë e shënoi Skocia me Little në minutën e 9-të dhe për Shqipërinë e femrave barazon Megi Doci në minutën e 45-të. Pjesën e dytë skocezet e gjejnë golin me anë të Ross dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja e përfaqësueses së femrave.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Rexhepi, Rrahmani, Bajraktari, Hamidi (’73 Maliqi), Elezaj, Morina, Krasniqi (90+2 Haziri), Doci (90+1 Levendi), Gjini, Maksuti, Franja.

Trajneri Grima në fjalën e tij u shpreh: “Skocia është një skuadër e fortë, përfaqësuesja jonë nga ndeshja në ndeshje ka pasur rritje. Jam i kënaqur me atë cfarë kemi dhënë në fushë, gjithsesi dua të theksoj se kemi elementë cilësore. Jemi kombëtare e re, ndeshjet në vijim do të luajmë si të barabartë. Si Zvicra dhe Polonia që kemi në grup janë në majat e futbollit të femrave në Evropë. Kemi shumë punë përpara por do tia dalim.”