Femrat / Kombëtarja përgatitet për miqësoren me Bosnje Hercegovinën - FSHF

Femrat / Kombëtarja përgatitet për miqësoren me Bosnje Hercegovinën

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani ka filluar ditën e djeshme grumbullimin tre ditor në prag të ndeshjes miqësore që do të zhvillojë më datë 4 Prill në Zenica kundër Bosnje Hercegovinës.

Kombëtarja e femrave është grumbulluar në qytetin e Shkodrës ku do të kryejë përgatitjet për këtë ndeshje miqësore. Në urdhërat e trajnerit Sinani janë 18 futbolliste të cilat gjatë stërvitjeve do të vëzhgohen me kujdes për të parë kondicionin e tyre si edhe për të krijuar idenë e plotë të grupit që do të jetë i gatshëm për fushatën eliminatore.

Ndeshja do të zhvillohet ditën e enjte, datë 4 Prill, ora 16:00, në Zenica. Më poshtë gjeni dhe listën e lojtareve të grumbulluara për këtë takim miqësor: