Euro U-19 për vajza në Shqipëri, mbyllen ndeshjet e dyta të grupit A7 - FSHF

Euro U-19 për vajza në Shqipëri, mbyllen ndeshjet e dyta të grupit A7

Janë zhvilluar edhe ndeshjet e dyta kualifikuese të grupit A7, të vlefshme për Kampionatin Europian U-19 për vajza, që organizohet nga FSHF.

Në sfidën e parë të ditës së djeshme, që u zhvillua në “Air Albania” në orën 11:00, Serbia siguroi fitoren e dytë radhazi në po aq ndeshje, duke triumfuar me rezultatin 2-0 kundër Skocisë. Ndeshja e dytë që u luajt në “Elbasan Arena” në orën 15:00 mes Islandës dhe Bjellorusisë përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Në grupin A7, Serbia kryeson renditjen me gjashtë pikë. Në vendin e dytë është Islanda me katër pikë, në të tretin Bjellorusia me vetëm një pike dhe në vend të fundit Skocia me zero pikë.

Turneu, që organizohet nga FSHF, do të përfundojë ditën e hënë më 30 tetor. Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë, 11:00. Bjellorusia do të përballet me Skocinë në “Air Albania”, ndërsa Serbia do të luajë ndaj Islandës në “Elbasan Arena”, një duel interesant që do të përcaktojë vendin e parë në grupin A7.

Më poshtë rezultatet dhe kalendari i ndeshjeve të Grupit A7:

Islandë – Skoci 6-2

Bjellorusi – Serbi 0-2

Serbi – Skoci   2-0

Islandë – Bjellorusi 1-1

Bjellorusi – Skoci 30.10.2023,  Air Albania, ora 11:00

Serbi – Islandë 30.10.2023, Elbasan Arena, ora 11:00