EURO U-17 për vajza / Kombëtarja luan sot ndeshjen e fundit në grupin B6 ndaj Izraelit në “Air Albania” - FSHF

EURO U-17 për vajza / Kombëtarja luan sot ndeshjen e fundit në grupin B6 ndaj Izraelit në “Air Albania”

Turneu i parë Europian i organizuar nga FSHF për këtë vit do të ulë siparin sot me ndeshjen e fundit Izrael-Shqipëri, e vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për vajza, ku në grupin B6 bëjnë pjesë Shqipëria, Irlanda dhe Izraeli.

Deri më tani janë zhvilluar dy sfida dhe përsa i përket verdikteve të grupit, Irlanda e vajzave e ka siguruar vendin e parë pasi mundi Shqipërinë dhe Izraelin.

Shqipëria e vajzave U-17 që drejtohet nga trajneri Agustin Kola do të zhvillojë sot përballjen e fundit në grupin B6 në orën 14:00 ndaj Izraelit. Vajzat kuqezi do të synojnë fitoren për t’u renditur në vendin e dytë në këtë grup.

Edhe kjo ndeshje do të luhet në “Air Albania” dhe hyrja në stadium për tifozët do të jetë falas. Gjithashtu kjo sfidë do të transmetohet live në RTSH Sport.

Më poshtë rezultatet e ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian U-17 për vajza në grupin B6:

Datë 20.02.2024

Shqipëri-Irlandë 1-7

Datë 23.02.2024

Irlandë-Izrael 3-0

Datë 26.02.2024

Izrael- Shqipëri

Stadiumi “Air Albania”, ora 14:00