EURO 2024/ Nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Republikë Çeke - FSHF

EURO 2024/ Nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Republikë Çeke

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Republikë Çeke, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” më 12 tetor, në ora 20:45.

FSHF bën me dije se biletat e vlefshme për këtë ndeshje do të shiten vetëm ONLINE në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit në linkun: ebileta.al.

Çmimi i biletave për këtë sfidë të rëndësishme të Shqipërisë varion nga 3.000 – 8.000 lekë. Tribunat pas porte S dhe N do jenë nga 3 mijë lekë të rinj, teksa tribunat E variojnë nga 6.000 – 8.000 lekë.

Procedura se si blihet bileta online:

  • Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
  • Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
  • Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotesoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
  • Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj.