Eliminatoret Brazil 2014. Shqiperi-Zvicer 1-2 - FSHF

Eliminatoret Brazil 2014. Shqiperi-Zvicer 1-2

Kombetarja e Shqiperise ka humbur  ne Tirane perballe Zvicres me rezultatin 1-2. Pjesa e pare  0-0 ishte ne nje nivel  mesatar por me raste me te mira shenimi per futbollistet  helvetik, te cilet goditen shtyllen ne minuten e 27. Ne pjesen e dyte lojtaret e drejtuar nga trajneri Hitzefild kane shenuar dy here ne porten e portjerit Berisha, ndekohe qe kuqezinjte kane goditur shtyllen me ane te Roshit dhe kane shenuar golin e vetem me sulmuesin Salihi i cili pak me pare ka humbur nje rast 2 metra  me porten e boshatisur. Me kete fitore Zvicra ka siguruar vendin e pare ne grup duke merituar nje bilete per ne Finalet e Kampionatit Boteror Brazil 2014.