ELEMINATORET E EUROPIANIT U-21/ SHQIPËRI 0-1 SPANJË - FSHF

ELEMINATORET E EUROPIANIT U-21/ SHQIPËRI 0-1 SPANJË

Përfaqësuesja U-21 e Shqipërisë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi është mundur minimalisht nga Spanja 0-1 në ndeshjen e vlefshme eleminatore për Europianin që u zhvillua sonte në mbrëmjë ora 19:00 në stadiumin “Selman Stermasi” Tiranë. Ndeshja ka qënë në një nivel të mirë por pa mundur të marrim një rezultat pozitiv. Pjesa e parë ka përfundur me rezultatin e bardhe 0-0 dhe goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në minutën e 84-t nga Rafael Mir. Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Kastrati, Maloku, Toli, Tafa, Kryeziu, Laçi (88′ Sahiti), Bare, Doka, Muçolli (67′ Mala), Seferi (83′ Zeka), Vrioni. Kuqezinjte bëjnë pjesë në grupin e dytë dhe kjo ndeshje ishte e parafundit ku do të pasohet nga sfida e fundit zyrtare ndaj Estonisë në datë 16 tetor.

Alban Bushi pas përfundimit të ndeshjes gjatë interesimit të medias u shpreh: “Menduam të luanim bukur gjatë gjithë lojës, skuadra u lodh në fund të ndeshjes. Ekipi i Spanjës ka shumë mundësi, është një fitore e merituar nga ata. Sa i përket grumbullimin të futbollistëve të U-21 nga trajneri Panucci, më vjen mirë që po i shërbejmë ekipit kombëtar A, ku në ndeshjen miqësore të mbremshme ndaj Jordanisë luajtën 5 futbollistë që kanr shkuar nga Shpresat. Kemi edhe ndeshjen e fundit të eliminatoreve në Estoni me 16 tetor ku duhet të fitojmë.”