Dita ndërkombëtare e fëmijëve/ FSHF shpërndan dhurata për fëmijët në eventin e organizuar nga Shërbimi Social Shtetëror - FSHF

Dita ndërkombëtare e fëmijëve/ FSHF shpërndan dhurata për fëmijët në eventin e organizuar nga Shërbimi Social Shtetëror

Me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve Federata Shqiptare e Futbollit iu bashkua aktivitetit të organizuar nga Shërbimi Social Shtetëror, fokusi i të cilit ishin fëmijët e familjeve në të cilat nëna është kryefamiljare.

Në një atmosfere shumë argëtuese për fëmijët, u zhvilluan lojëra të ndryshme, shfaqje me animatorë dhe u dhanë mesazhe vlerësimi, mbështetjeje e motivimi për fëmijët e nënat nga ministrja Albana Koçiu, si edhe nga përfaqësuesi i FSHF në këtë event, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi.

Në emër të FSHF-së, Bushi uroi fëmijët për festën e 1-qershorit, dha disa mesazhe motivuese në lidhje me futbollin, ndjekjen e modeleve të duhura gjatë rritjes së tyre dhe të gjithë së bashku përshëndetën nisjen e Kombëtares shqiptare në Euro 2024.

Në fund të eventit u shpërndanë dhurata për fëmijët të përgatitura nga FSHF.