Disiplina dënon aktet dhunës në futboll - FSHF

Disiplina dënon aktet dhunës në futboll

Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka marrë sot, vendime në lidhje me ngjarjet e dhunshme, që janë shfaqur në ndeshjet e javës fundit të Kategorisë Superiore, të parë dhe të dytë. Ekipi i KF “Bylis”, është dënuar me përjashtim nga kampionati i Kategorisë Superiore si edhe me humbjen e ndeshjes në tavolinë me KF “Laçi” 3-0.

 

Dënime ka patur edhe për zyrtarin e KF “Bylis”, Besnik Kapllanaj, i cili është përjashtuar përgjithmonë nga çdo aktivitet sportiv per ushtrim te dhunës fizike ndaj zyrtarëve të ndeshjes me pasoja të rënda për shëndetin.

 

Me pezullim, deri në fund të edicionit sportiv është dënuar edhe zyrtari i KF “Vllaznia” Armir Grima për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

 

Janë marrë gjithashtu edhe vendime të tjera, që pasqyrohen të plota në rubrikën “Vendime” Disiplina, të faqes zyrtare të FSHF.