Departamenti i Arbitrimit/Leksion me Federatën Shqiptare të Basketbollit dhe Federatën Shqiptare të Regbisë - FSHF

Departamenti i Arbitrimit/Leksion me Federatën Shqiptare të Basketbollit dhe Federatën Shqiptare të Regbisë

Departamenti i Arbitrimit në FSHF ka zhvilluar një leksion me temë “Menaxhimi i një ndeshje futbolli” me arbitrat e Federatës Shqiptare të Bashketbollit. Leksioni u udhëhoq nga shefi i Departamentit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci.

Gjatë leksionit u diskutuan kriteret dhe mënyrat se si reagon arbitri për të menaxhuar situata të ndryshme kur lojtarët projtestojnë, komunikimi me lojtarët kundërshtarë dhe komunikimi kapiten – arbitër.

Gjithashtu, për herë të parë në Shqipëri u zhvillua një workshop midis Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Shqiptare të Regbisë, me të ftuar nga Federata Angleze e Regbisë Peter Buchanan.

Në këtë workshop janë paraqitur disa elemente dhe rregulla të ngjashme midis dy sporteve si dhe aplikimi i tyre nga arbitrat. Temat kryesore ishin:
• Historiku i dy sporteve dhe zanafilla e tyre në shkollat përkatëse britanike
• Implementimi i rregullit “Sin-Bin” në rregulloren e UEFA 2024 në nivelet Grassroots Football
• Aplikimi i rregullit në Euro2024 ku kapiteni është i vetmi lojtar i skuadres që mund ti drejtohet arbitrit
• Ngjashmëria midis VAR dhe TMO