DEKLARATE PER SHTYP - FSHF

DEKLARATE PER SHTYP

Ashtu si ne cdo rast, ndjeshmeria e Federates Shqiptare te Futbollit rreth talenteve shqiptare  te ketij sporti magjik,  ka qene prezent edhe per ceshtjen e Adnan Januzaj.

Qendrimi publik per futbollistin shqiptar te Mancester Junaitid eshte endur mes kerkesave e ofertave, pranimeve dhe refuzimeve,  diku mediatike, rralle here konkrete e me ne fund gati te paqarta.

Ne mes te dy “brigjeve” , talentit Januzaj dhe atyre qe e kerkojne ate,  jane vendosur barriera psikologjike me baze nacionaliste, origjine dhe  te kaluares se tij familjare. Pikerisht  ketu kane nisur edhe diskutimet e medha me prova te vogla,  te cilat ndonjehere kapercejne edhe kufijte e etikes se qytetarise se vertete.

Fedeta Shqiptare e Futbollit nuk deshiron te merret me spjegime anesore te ceshtjes, sepse qartazi  ato kane shkaktuar   dhe vazhdojne  te krijojne keqkuptime  qe nuk i sherbejne qellimit.

Ne jemi te gatshem te pranojme gjithcka,  vetem qe i talentuari Januzaj te behet pjese e Kombetares tone dhe te kontriboje ne te ardhmen  per futbollin shqiptar.

Federata Shqiptare e Futbollit deklaron zyrtarisht,  se sic  eshte vepruar edhe me pare me futbollistet qe sot jane pjese e kombetares  do te vijoje punen pa asnje ndikim, medyshje apo hezitim qe  Adnand Januzaj te vishet kuqezi per te nderuar veten, familjen dhe flamurin e te pareve te tij.

           Zyra e Shtypit

Federata Shqiptare e Futbollit