De Biasi publikon listën e lojtarëve për Francën - FSHF

De Biasi publikon listën e lojtarëve për Francën

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi sebashku me manaxherin e ekipit Alban Bushi ,kanë publikuar listën e futbollistëve që do marrin pjesë në ndeshjen miqësore ndaj Francës, me 13 Qershor 2015 ora 18:00. Tekniku italian ka  zgjedhur këta futbollistë:

Portier: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi.

Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Renato Arapi, Lorik Cana, Arbnor Fejzullau, Elseid Hysaj, Amir Rrahmani.

Mesfushorë: Migjen Basha, Ergys Kace, Andi Lila, Sabien Lilaj, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Herolind Shala, Afrim Taku.

Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Ermir Lenjani, Armando Sadiku, Valdet Rama.