Federata Shqiptare e Futbollit, njofton te gjithe tifozet dhe te interesuarit se shitja e biletave per ndeshjen Shqiperi – Maltë, e cila do te zhvillohet me date 05 Mars 2014, ora 18.00, ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres, fillon diten e marte, 4 Mars, ne piken e shitjes ne Tirane ne stadiumin Qemal Stafa. Diten e Merkure paradite biletat do te shiten ne te njejten pike ne tirane dhe gjithashtu ne piken e shitjes ne stadiumin e Durresit, ndersa diten e merkure nga dreka dhe para fillimit te ndeshjes biletat do te jene te disponueshme vetem ne Durres.
Cmimet e biletave per kete ndeshje do te jene si me poshte:
-
Tribuna A +B 1.000 leke
Tribuna A1 + B1 700 leke
Tribuna C 600 leke
Tribunat D dhe E 200 leke
Si edhe ne evente te meparshme, biletat e prodhuara nga FSHF do te kene elemente sigurie te dukshem dhe padukshem me sy te lire. E vetmja menyre per t’u siguruar nese biletat jane te rregullta, eshte kontrolli me pajisje te vecanta ne hyrjet e stadiumit. Nisur nga kjo, keshillojme te gjithe te interesuarit te blejne bileta vetem ne pikat zyrtare te shitjes te permendura me lart.
Federata Shqiptare e Futbollit