Biletat per ndeshjen Shqiperi – Zvicer - FSHF

Biletat per ndeshjen Shqiperi – Zvicer

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton te gjithe tifozet dhe te interesuarit se shitja e biletave per ndeshjen Shqiperi – Zvicer, e cila do te zhvillohet me date 11 Tetor 2013, ora 20.30, ne stadiumin kombetar Qemal Stafa, fillon diten e marte, 8 Tetor, ne pikat e shitjes ne Tirane ne stadiumin Qemal stafa dhe tek rruga e Barrikadave.

 Cmimet e biletave jane:

Tribuna Qendrore A+B, kat.1 8.000 leke;
Tribuna Qendrore A+B, kat.2 5.000 leke;
Tribuna D2 3.000 leke;
Tribunat D1 & D3 2.000 leke;
Tribunat C dhe E  500 leke;

Si edhe ne evente te meparshme, biletat e prodhuara nga FSHF do te kene elemente sigurie te dukshem dhe padukshem me sy te lire. E vetmja menyre per t’u siguruar nese biletat jane te rregullta, eshte kontrolli me pajisje te vecanta ne hyrjet e stadiumit. Nisur nga kjo, keshillojme te gjithe te interesuarit te blejne bileta vetem ne pikat zyrtare te shitjes te permendura me lart.

Federata Shqiptare e Futbollit