Altin Rrica Qytetar Nderi i Kavajes - FSHF

Altin Rrica Qytetar Nderi i Kavajes

Kavaja, Bashkia e qytetit e personalisht kryetari i saj z.Elvis Rroshi, kane konkretizuar nepermjet nje aktiviteti te bukur e shume mbreselenes, dhenien e titullit “Mirenjohje e Qytetit te Kavajes” per ish-futbollistin e Beses, Partizanit, Tiranes, Luftetarit dhe Kombetares se Shqiperise Altin Rrica, aksidentuar 13 vite me pare. Ka mare pjese FSHF, shefi i sektorit te Garave z.Besnik Cela e anetari i KE z.Abdyl Kuriu. miq e te ftuar te shumte nga shume qytete te Shqiperise. Eshte hapur fillimisht nje ekspozite kushtuar karrieres se A.Rrices. jane dhuruar per te nga personalitetet e FSHF fanella e ekipit Kombetar qe Altini e pati veshur per here te fundit ne “Turneun Rothmans” ne Malte ne vitin 2000 ku Shqiperia u shpall kampione, fanela e Partizanit  dhuruar nga z.Genci Tomori, e Luftetarit dhuruar nga komentatori sportiv z.Pirro Qiqi dhe e Beses dorezuar nga presidenti z.Nexhat Bizhdili. Me pas u luajt ndeshja miqesore e veteraneve Besa – Luftetari qe perfundoi 2-2 dhe u shtrua nje banket ku u be dhe ceremonia e dhurimit te titullit dhe mjaft pershendetje nga te pranishmit. Ajo qe vlen per tu theksuar eshte se kryebashkiaku Elvis Rroshi premtoi se ne buxhetin e vitit 2014 ka menduar te bleje nje karroce moderne motorike qe Altin Rrica te levize ne menyre komode. Familjaret e Rrices, padiskutim vete Altini, e kane perjetuar me emocione te forta kete aktivitet te organizuar ne menyre shembullore. Ata, kane falenderuar Bashkine Kavaje dhe z.Elvis Rroshi per gjithcka ka bere ne lidhje me atmosferen qe paten festimet vecanta te 25 tetorit ne Kavaje per 88-vjetorin e themelimit te KF.Besa dhe nderimin e Altin Rrices. Ndihme e kontribut dha TVSH- departamenti sportit me gazetarin e palodhur Defrim Methasani, media lokale TV.6, dy gjimanzet e qytetit “Aleksander Moisiu” dhe “26 Marsi” dhe shkolla 9-vjecare “Fiqiri Kurti”, si dhe drejtori i sporteve dhe gazetari i njohur sportiv z.Fatmir Efica i cili qe edhe ideatori i ketij aktiviteti.