Abissnet Superiore / Vllaznia fiton klasiken me Tiranën, triumfojnë edhe Teuta, Skënderbeu e Partizani - FSHF

Abissnet Superiore / Vllaznia fiton klasiken me Tiranën, triumfojnë edhe Teuta, Skënderbeu e Partizani

Java e 26-të e “Abissnet Superiore” ka ulur siparin me dy sfidat e fundit të zhvilluara ditën e sotme.

Vllaznia fitoi klasiken e futbollit shqiptar, pasi mundi  Tiranën në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë triumfuan me rezultatin 3-1 dhe tani janë katër pikë larg vendit të parë që mbahet nga Egnatia.

Edhe Teuta regjistroi një triumf tepër të rëndësishëm pasi mposhti Erzenin në “Niko Dovana” me rezultatin 3-0.

Të shtunën u luajtën edhe tre takime e tjera. Sfida Egnatia-Dinamo City përfundoi në barazim me rezultatin 1-1.

Skënderbeu mori një tjetër fitore të rëndësishme pasi mundi Laçin me rezultatin minimal 1-0. Korçarët realizuan golin e vetëm në fundin e takimit dhe tani ndodhen në vendin e katërt me 37 pikë.

Partizani u rikthye te fitorja pasi mundi Kukësin me rezultatin e thellë 3-0. Pjesa e parë e takimit u mbyll 0-0, ndërsa të kuqtë shënuan tre gola në fraksionin e dytë.