“Abissnet Superiore” / Reshjet e shiut, ndeshja Dinamo City-Teuta do të shtyhet në ora 18:00   - FSHF

“Abissnet Superiore” / Reshjet e shiut, ndeshja Dinamo City-Teuta do të shtyhet në ora 18:00  

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se për shkak të kushteve atmosferike do të ketë një ndryshim të orarit për ndeshjen Dinamo City – Teuta.

Sfida e vlefshme për javën e 27-të të kategorisë “Abissnet Superiore” ishte parashikuar të luhej në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”, por shkak të reshjeve të mëdha të shiut do të spostohet me një orë dhe do të nisë ora 18:00.