Abissnet Superiore për vajza/ Fitore me goleada, mbyllet java e dytë e kampionatit - FSHF

Abissnet Superiore për vajza/ Fitore me goleada, mbyllet java e dytë e kampionatit

Është mbyllur sot java e dytë e kampionatit ‘Abissnet Superiore’ për vajza. Takimet Partizani – Gramshi dhe Vllaznia – Teuta ulën siparin e kësaj jave që prodhoi veç golave, edhe ndryshime në renditje falë rezultateve.

Partizani mori fitoren e parë sezonale ndaj Gramshit këtë të diel. Të kuqet e drejtuara nga Aurora Seranaj fituan me rezultatin 14-0 takimin e vlefshëm për javën e dytë, që u zhvillua në stadiumin ‘Arena e Demave’.

Sakaq, nuk pati surpriza as në ndeshjen Vllaznia – Teuta, me kampionet në fuqi që triumfuan me shifrat e thella 21-0 ndaj durrsakeve në takimin r zhvilluar sot në Shkodër.

Të shtunën, Apolonia mposhti me rezultatin e thellë 14-0 Skënderbeun e Korçës. Fitorja e dytë radhazi për fieraket, të cilat janë ndër pretendentet kryesore edhe për këtë vit për të fituar titullin kampion në këtë kampionat.

Po të shtunën, Tirana mundi me shifrat 6-2 në Laç, një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja ekipet. Kjo fitore i jep plot 3 pikë vajzave bardheblu dhe e shohin tashmë veten në vendin e dytë në renditje.

Në takimin tjetër të javës, Kinostudio korri suksesin e dytë sezonal, pasi fitores 7-0 ndaj Lushnjes në transfertë.

Java e dytë:

Laçi 2-6 Tirana

Lushnja 0-7 Kinostudio

Apolonia 14-0 Skënderbeu

Partizani 14-0 Gramshi

Vllaznia 21-0 Teuta

 

Renditja – Java e dytë

Apolonia 6 pikë

Vllaznia 6 pikë

Kinostudio 6 pikë

Tirana 6 pikë

Partizani 3 pikë

KF Laçi 0 pikë*

KF Skënderbeu 0 pikë*

Lushnja 0 pikë

Gramshi 0 pikë

KF Teuta 0 pikë