“Abissnet Superiore” / Ndeshja e javës së 11-të, Egnatia-Kukësi do të luhet në Rrogozhinë - FSHF

“Abissnet Superiore” / Ndeshja e javës së 11-të, Egnatia-Kukësi do të luhet në Rrogozhinë

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, Egnatia-Kukësi do të zhvillohet më datën 30 tetor në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, duke nisur nga ora 14:00.

Ndeshja ishte përcaktuar fillimisht të luhej në Tiranë në kalendarin paraprak për shkak se fusha e stadiumit të Rrogozhinës ishte në procesin e mbjelljes.

Duke qenë se ky proces ka përfunduar dhe fusha është gati për të pritur ndeshje, klubi i Egnatias ka bërë një kërkesë zyrtare në FSHF që sfida me Kukësin të luhet në stadiumin e Rrogozhinës.

Kërkesë që është miratuar nga Departamenti i Garave në FSHF dhe është reflektuar edhe në kalendarin e ndeshjeve të radhës së kampionatit “Abissnet Superiore”.