“Abissnet Superiore”/ Java e tretë luhet të shtunën dhe të dielën - FSHF

“Abissnet Superiore”/ Java e tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e tretë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të shtunën dhe të dielën. Takimi i parë i kësaj jave do të jetë Laçi – Bylis. Sfida do të zhvillohet në stadiumin e Laçit duke nisur prej orës 17:00.

Të shtunën do të luhen edhe dy takimet të tjera në orën 20:00. Në stadiumin e Korçës, Skënderbeu do të përballet me Vllazninë, ndërsa në “Niko Dovana” do të luhet ndeshja Teuta – Partizani.

Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore”. Të dyja takimet do të luhen në orën 20:00. Në stadiumin “Elbasan Arena” Dinamo City do të përballet me AF Elbasanin, ndërsa në “Niko Dovana” do të luhet ndeshja Tirana – Egnatia.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet e RTSH.