5x5/ Përcaktohen çiftet çerekfinaliste në zonën e Tiranës. Santal MFC – Art-Inox, finalja e Durrësit - FSHF

5×5/ Përcaktohen çiftet çerekfinaliste në zonën e Tiranës. Santal MFC – Art-Inox, finalja e Durrësit

Kampionati i futbollit “5×5” po vijon të luajë rregullit ndeshjet e fazës play-off në zonën e Tiranës dhe atë të Durrësit, teksa gjatë javës që lamë pas janë zhvilluar sfidat e vlefshme për raundin 1/16, ku janë përcaktuar tashmë edhe emrat e tetë skuadrave çerekfinaliste.

Julton, Kastriotët, ATS, Tirana 5×5, Prestige, BmbSHPFA, Vila L dhe Çamëria janë 8 çerekfinalistet e këtij edicioni të kampionatit 5×5 në zonën e Tiranës. Tashmë janë përcaktuar edhe çiftet e kësaj faze, nga ku do të dalin edhe gjysmëfinalistët e sezonit, teksa theksohet fakti që ndeshjet do të jenë teke dhe jo me sistem vajtje-ardhje.

Katër takimet e kësaj faze pritet të dhurojnë spektakël. ATS – Julton ishte takimi i parë i kësaj faze, një ndeshje mjaft e vështirë dhe spektakolare për të dyja ekipet. Sfida është luajtur të hënën e 1 majit në ora 21:00, nga ku doli edhe gjysmëfinalisti i parë i këtij edicioni që është ATS, pasi fitoi me rezultatin 4-3.

Një tjetër ndeshje mjaft interesante dhe e luftuar pritet të jetë ajo mes Çamërisë dhe Vila L, me këta të fundit që shihen më favoritë pas një edicioni mjaft të suksesshëm, ku në 18 ndeshje kanë marrë 18 fitore. Nga ana tjetër, Çamëria ka zhvilluar një kampionat mjaft të mirë në grupin F, ku në 12 ndeshje të luajtura ka arritur të marrë nëntë fitore dhe tre humbje, duke zënë vendin e tretë në kampionat. Sakaq, në fazën e 1/16, Vila L nuk e diskutoi fitoren me Immin, duke triumfuar me shifrat 8-2, ndërsa Çamëria mposhti Beautiful Albania me rezultatin 5-1. Ky takim është planifikuar të luhet të enjten, në ora 21:00.

Takimi çerekfinal që pritet të dhurojë emocione dhe të jetë mjaft e luftuar është pa diskutim ajo mes Kastriotëve dhe Prestige MFC. Dy skuadrat kokë në grupet përkatëse do të përballen në këtë çerekfinale me njëra-tjetrën, ku duket i vështirë edhe parashikimi i rezultatit. Takimi është programuar të zhvillohet të premten e 5 majit në ora 22:00.

Ndeshja e katërt çerekfinale është ajo mes Tirana 5×5 – BmbSHPFA, teksa për këto të fundit kjo është hera e parë që vijnë në këtë fazë të këtij kampionati. Mbetet për t’u përcaktuar data dhe ora se kur do të zhvillohet kjo ndeshje.

 

Ndeshjet e fazës 1/16 në zonën e Tiranës:

Julton – Nabucco Lounge 3-2

Kastriotët MFC – Sony AD 5-0

ATS – Joka Dent 4-1

Tirana 5×5 – Porto Lalzi 8-3

Ekipi i Forcave të Armatosura – Prestige MFC 0-5

Ekipi i BmbSHPFA – Tulipanët 3-1

Immi – Vila L 2-8

Beautiful Albania – Çamëria 1-5

Ndeshjet e fazës 1/8 në zonën e Tiranës:

ATS – Julton, 01.05.2023, 4-3

Kastriotët MFC – Prestige MFC, 05.05.2023, ora 22:00

Tirana 5×5 – Ekipi i BmbSHPFA ( Për t’u përcaktuar)

Ndërkaq, Durrës është përcaktuar tashmë edhe finalja e këtij edicioni për këtë zonë. Santal MFC – Art-Inox është finalja e sezonit në zonën e Durrësit, pas zhvillimit të gjysmëfinaleve gjatë javës që lamë pas. Santal MFC nuk shkoi më tej se barazimi 1-1 me Sallmanin MFC në takimin gjysmëfinal, por finalistët u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltive, duke triumfuar me rezultatin 4-3. Nga ana tjetër, Art-Inox fitoi bindshëm ndaj Kismetit, me shifrat 8-3, duke qenë kështu pretendentë kryesorë për t’u shpallur kampionët në zonën e Durrësit.

Ndeshjet e fazës gjysmëfinale në zonën e Durrësit:

Santal MFC – Sallmani MFC 1-1 (4-3 me penallti)

Kismeti – Art-Inox 3-8

Ndeshja finale në zonën e Durrësit

Santal MFC – Art-Inox ( E enjte, ora 21:00)