V E N D I M
I DHOMËS KOMBËTARE TË ZGJIDHJES SE KONFLIKTEVE
Trupi gjykues i Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, i përbërë nga:
Kryetar: Alban MËSONJËSI
Anëtar: Pranvera Behushi
Anëtar: Asian Rama
Asistuar nga sekretari Denis Lilo, sot më datë 23.06.2012, mori në shqyrtim çështjen mepale, objekt dhe bazë ligjore si më poshtë:
Paditës:
– Ervin LLANI,ish Lojtar i ekipit “Elbasani”, me adresë në Tiranë rruga e Elbasanit, prezent në gjykim.
I Paditur:
–Shoqëria “FK Elbasani” sha, me seli në Elbasan, stadium “Ruzhdi Bizhuta”, Bulevardi “Qemal Stafa”, në mungesë gjatë gjykimit.
Objekti:
– Detyrim i “FK Elbasani” sha, të paguajë shumën e mbetur papaguar që rrjedh nga kontrata e punësimit nënshkruar mes palëve para noterit publik.
Baza Ligjore:
– Kontrata e nënshkruar mes palëve së paditur shoqëria “FK Elbasani” sha dhe palës paditëse Ervin Llani, para noterit publik Resmie Ruçi, në datë 6 gusht 2010.
– Rregulloret e Veprimtarisë Futbollistike të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Trupi gjykuesi Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, pasi mori në shqyrtim çështjen, dëgjoi paditësin prezent në gjykim i cili kërkoi pranimin e kërkesë padisë, dhe pas administrimit të provave të paraqitura dhe analizoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N:
Paditësi Ervin Llani ka paraqitur një kërkesë padi para Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve, dhe kërkon detyrimin e shoqërisë “FK Elbasani” sha të paguajë shumën prej 1.475.000 Lek, shumë që buron nga kontrata noteriale nënshkruar mes palëve në datë 06.08.2010, para noterit publik Resmie Ruci.Në datën dhe orën e përcaktuar për gjykimin e çështjes është prezent paditësi Ervin Llani, dhe nuk ështëprezent pala e paditur pavarësisht se, është njoftuar rregullisht për datën, orën dhe me kërkesën e paraqitur për shqyrtim.
Trupi gjykues, pas deklarimit të hapur të seancës për shqyrtimin e kësaj çështje, pyet palën prezent nëse është dakort që kjo çështje të gjykohet nga trupi gjykues me përbërje si më sipër, dhe nëse është dakort që kërkesa është në juridiksionin e Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve.
Paditësi prezent në gjykim shprehet se, pranon juridiksionin e Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve dhe është dakort me përbërjen e trupit gjykues.
Trupi gjykues vëren gjithashtu me iniciativën e tij se, kjo mosmarrëveshje është në juriksionin e tij dhe se, nuk ka pengesa proceduriale që kjo mosmarrëveshje të gjykohet nga Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve.
Gjatë shqyrtimit tëkërkesës vërehet se, mes palëve është nënshkruar një kontratë noteriale me palë: Shoqëria “FK Elbasani” sha dhe zotit Ervin Llani. Kontrata është nënshkruar paranoterit public Resmie Ruvi në datë 06.08.2010, dhe është depozituar rregullisht në Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe rrjedhimisht është e vlefshme për tu marrë si provë dhe për tu përdorur si bazë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Kontrata parashikon të drejtat dhe detyrimet e secilës palë dhe pikat më të rëndësishme të saj janë nenet si më poshtë:
-Neni 2, i cili parashikon afatin e kontratës dhe konkretisht nga dat 6 gusht 2010 deri në datë 30 maj 2011,
-Neni 4, i cili parashikon pagesën prej 300.000 mijë lek në muaj për gjithë periudhën e kohëzgjatjes së kontratës,
-Neni 8, i cili parashikon modifikimet e kontratës, dhe mënyrën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
Në zbatim të kontratës, paditësi Ervin Llani, ka kryer aktivitetin e tij si Lojtar i ekipit të futbollit duke marrë pjesë në ndeshjet e sezonit futbollistik 2010-2011, aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Por, pavarësisht se ai ka kryer aktivitetin e tij si Lojtar i ekipit të futbollit pretendon se, nga ana e palës së paditur është kryer pagesa vetëm në vlerën prej 1.525.000 lek, dhe nuk janë paguar diferencat e pagesave nga shuma totale prej 3.000.000 lek.
Trupi gjykues pas, administrimit të provave të paraqitura, arrin në përfundimin se, kërkimi i palës paditëse është i bazuar në prova dhe rrjedhimisht duhet pranuar.
Për këto arsye,
Trupi gjykues i DHKZK, bazuar në nenen 4, 29, 30 të Rregullores së Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, si dhe në kontratën noteriale të nënshkruar mes palëve në datë 6 gusht 2010,
V E N D O S I:
1. Pranimin e plotëtë kërkesë padisë (kërkesës) së paditësit Ervin Llani.
2. Detyrimin e palës së paditur “FK Elbasani” shatë paguajë shumën prej 1.475.000 Lek, si pagesë e papaguar nga kontrata noteriale e nënshkruar në datë 6.08.2010, para noterit publik Resmie Ruci.
3. Shpenzimet gjyqësore prej 100.000 lekë i ngarkohen të paditurit shoqëria “FK Elbasani” sha.
4. Kundër vendimit mund të paraqitet ankim brenda 21 ditëve nga shpallja e këtij vendimi, në organin e parashikuar në nenin 34 të Rregullores së Dhomës Kombëtare të Zgjidhjeve të Konflikteve.
ANËTAR KRYETARI ANËTAR
_____________ ______________ ____________
Pranvera Behushi Alban Mësonjësi Asian Rama