TURNEU "UEFA DEVELOPMENT U-16", SHQIPËRIA FITON ME ITALINË ME PENALLTI - FSHF

TURNEU “UEFA DEVELOPMENT U-16”, SHQIPËRIA FITON ME ITALINË ME PENALLTI

Një fitore shumë e bukur e skuadrës së ekipit kombëtar U-16 në turneun e nisur në San Marino, ” UEFA DEVELOPMENT” me pjesëmarrjen e skuadrave të Shqipërisë, Italisë, Armenisë dhe San Marinos. Sipas programit ndeshja e parë sot ishte me përfaqësuesen e Italisë. Në avantazh kanë kaluar futbollistët kuqezinj me golin e Stafës në minutën e 47-të. Ndërsa Italia ka barazuar me anë të Milaneses në minutën e 61-të. Sipas formatit të turneut nëse ndeshja del barazim atëherë gjuhen penalltitë dhe sot kundër Italisë, skuadra e Mustedanagic ka fituar 4:3. Për Shqipërinë nga pika e bardhë shënuan: Papa, Shehu, Kuqi dhe Molla. Kështu dy pikët e para për Shqipërinë dhe një pikë për Italinë.

Pas dy ditësh ndeshja e radhës. Kjo e sotmja me Italinë ishte një test shumë i fortë për ekipin shqiptar, ndeshje të cilën provoi ta fitonte në kohë të rregullt, por ia arriti vetëm me gjuajtjet e 11-metërshave.