TRAJNERI BUSHI: "DOMINUAM NË LOJË, HUMBËM, POR NUK LUAJTËM KEQ!" - FSHF

TRAJNERI BUSHI: “DOMINUAM NË LOJË, HUMBËM, POR NUK LUAJTËM KEQ!”

Shqipëria U-21 ka humbur takimin e luajtur përballë Sllovakisë U-21 në shifrat 2-3. Pas ndeshjes, trajneri Alban Bushi evidentoi që Shqipërinë e penalizoi fakti që në këtë takim kishte shumë debutues:
“Dua të përgëzoj të gjithë çunat për atë që dhanë në fushë nga minuta e parë dhe deri në fund. U ndëshkuam atëherë kur dhe mendonim se mund ta pësonim. Jam shumë i kënaqur me lojën e ekipit. Nga minuta e parë deri në minutën e 70-të, e kemi dominuar lojën. Kundërshtari ishte i fortë, por mbrojtësit tonë kanë pak minuta në këmbë. Kjo është një Shqipëri që premton, shumë prej tyre mund të shkojnë pa frikë në Kombëtaren A. Për rezultatin më vjen shumë keq, sepse edhe mund të fitonim. Kemi pasur thuajse 10 mungesa, na u dëmtua edhe Krymi në momentet e fundit, që ishte parashikuar titullar. Disa lojtarë që luajtën nuk kanë pasur minutat e duhura në klube. Ndikoi jo pak edhe terreni. Ne morëm një humbje, por kjo nuk do të thotë se luajtëm keq. Ato që duhet të bënim i realizuam më së miri. Sllovakia na luajti vetëm me topa të gjatë, dhe të vjen keq që merr dy gola të tillë. Gabuam në mbrojtje, nuk ishim vendosur mirë, megjithatë, nuk ka asnjë lloj problemi, ata lojtarë kanë dhënë maksimumin. Kam shumë besim tek ata,”- u shpreh trajneri Bushi.