FSHF MBËSHTET SHOQATËN E NJERËZVE QË NUK DËGJOJNË NË NJË TURNE FUTBOLLI - FSHF

FSHF MBËSHTET SHOQATËN E NJERËZVE QË NUK DËGJOJNË NË NJË TURNE FUTBOLLI

Federata Shqiptare e Futbollit ka mbështetur një aktivitet futsalli, në ndihmë të njerëzve që nuk dëgjojnë, në komunitetin shqiptar. Ky komunitet ka zhvilluar një turne të vecantë futsalli në Prishtinë, fundjavën që lamë pas. Në këtë organizim merrnin pjesë 10 ekipe, nga shtete si Maqedonia, Rumania, Bullgaria , Kosova dhe Shqipëria me 2 ekipe. Ky është edicioni i dytë që zhvillohet nje aktivitet unik për këtë pjesë të shoqërisë. Atmosfera ka qënë shumë emocionuese kjo edhe falë përkrahjes së tifozerisë, e cila nuk ka munguar në shkallët e Pallatit te Sportit dhe Rinisë në Prishtinë.