Dhoma e zgjidhjes se konflikteve, vendimi i dates 24.01.2012, Nr.1

V E N D I M

I DHOMËS KOMBËTARE TË ZGJIDHJES SE KONFLIKTEVE

Trupi gjykues i Dhomes Kombetare te Zgjidhjes se Konflikteve (DHKZK), i përbërë nga:

                                                     Ervin PUPE                     Kryetar

     Pranvera BEHUSHI        Anëtar

      Dritan CAKA                  Anëtar

asistuar nga  asistenti i sekretarit te Pergjithshem te FSHF-se,  Denis Lilo, si sekretar gjyqesor, sot, me daten 24 janar 2012, mori në shqyrtim çështjen qe u perket paleve:

PADITËS:                             Tefik OSMANI,  i datelindjes 08.06.1985, lojtar i F.K. Vllaznia

I PADITUR:                          Klubi i Futbollit “VLLAZNIA”, ne mungese

OBJEKTI:                             Zgjidhja e kontrates se sherbimit ndermjet paleve ndergjyqese dhe kerkimi i shperblimit te papaguar per periudhen e kohes e punes. Heqja e gjobes dhene ndaj paditesit me vendimin nr. 5 date 11.12.2012.

BAZA LIGJORE:                Kontrata e Sherbimit date 21.08.2012 lidhur ndermjet paleve ndergjyqese perpara noteres Lumturi HOXHA.

Ne procesin gjyqesor te zhvilluar ndermjet paleve te siperpermendura, trupi gjykues pasi u njoh me pretendimiet e pales paditese, me provat e paraqitura nga pala e paditur ne mbeshtetje te pretendimeve te saj, si dhe iu dha mundesia disa here pales se paditur te paraqitet ne proces me me qellim per te dhene shpjegimet e saj, kjo e fundit nuk u paraqit ne proces. Ne lidhje me mosprezencen e pales se paditur, trupi gjykues verifikoi se kjo e fundit ka qene rregullisht e njoftuar per daten dhe oren e zhvillimit te seances gjyqesore dhe nuk ka paraqitur asnje kerkese e shkak te ligjshem per te justifikuar mosprezencen. Ne keto kushte, trupi gjykues, edhe sipas kerkeses se pales kerkuese, vendosi te zhvilloje procesin gjyqesor ne mungese te pales se paditur. Gjykata pasi administroi provat e paraqitura ne proces nga pala paditese dhe degjoi pretendimet perfundimtare te saj

V Ë R E N:

Pala paditese ka lidhur me palen e paditur nje Kontrate sherbimi, e lidhur ndermjet paleve 21.08.2012 perpara noteres Lumturi Hoxha. Sipas objektit te kesaj kontrate, neni 1 i saj, pala paditese ne cilesine e lojtarit i ofron sherbimin e saj pales se paditur F.K.Vllaznia, “si anetar i ekipit te pare te ekipit Vllaznia.

Kontrata lidhet per nje periudhe 10 mujore, nga data 15.07.2012 deri ne date 15.05.2013, e parashikuar kjo ne nenin II pika 1) e Kontrates ne fjale.

Sipas kontrates ne fjale, pala e paditese per sherbimin e ofruar shperblehet nga pala e paditur, shperblim ky i cili parashikohet ne nenin III te Kontrates, e konkretisht:

1-          Shperblim paraprak ne masen 1.650.000 leke deri me date 17 korrik 2012

2-          Shperblim 1.100.000 leke brenda dates 20 janar 2013

3-          Shperblim 220.000 leke cdo muaj, per 10 muaj, duke filluar nga data 01 gusht 2012 deri ne 31 maj 2013

4-          Bonuse

Per efekt te perllogarijes se pages/shperblimit neto, ne kontrate parashikohet se mbi pagat e perfituara, lojtarit i mbahen 10% si tatim mbi te ardhurat. Po sipas ketij neni te kontrates, pra nenit III pika VI germa c), pagesat do te kryheshin nga data 10-20 te muajit pasardhes. Gjithashtu ne kontraten e sherbimit jane te parashikuar repektivisht si detyrimet e lojtarit ashtu edhe masat disiplinore dhe sanksionet, perkatesisht ne nenet IV e IX te kontrates.

Kontrata e sherbimit ne fjale ka filluar te egzekutohet duke sjelle pasoja te ndersjellta per palet, deri ne date 07.01 2013, date ne te cilen paditesi ka paraqitur kerkese per zgjidhjen e kontrates ne fjale.

Ne sqarimet e tij te dhena perpara trupit gjykues, pala paditese shpjegoi se pala e paditur me shkresen e titulluar VENDIM, me nr. 5, date 11.12.2012, kishte marre ndaj saj mase disiplinore, konkretisht (citoj): “ Gjobe ne masen 45 % te vleres se kontrates dhe pezullim nga te gjitha stervitjet prane Ekipit te Pare per nje kohezgjatje 3 mujore duke filluar nga data 11 dhjetor 2012. Futbollisti Osmani do tte vijoje stervitjen prane ekipit Vllaznia U-19 nen urdherat e trajnerit Astrit Prenci”. Po sipas kesaj shkrese, mesojme se me perjashtim te pales padites dhe futbollistitVilford Hysa, i gjithe formacioni i ekipit ka qene objekt i masave disiplinore me te lehta. Po ashtu, referuar shkrese se mesiperme mesojme shkakun e vendosjes se kesaj mase dispilinore citoj: “ . . . per perfomancen e dobet te treguar ne ndeshjet e zhvilluara gjate fazes se pare te sezonit futbollistik 2012-2013 te evidentuara keto edhe gjate analizes te zhvilluar me date 10 dhjetor 2012 ne Bashkine Shkoder . . .” Persa i perket bazes ligjore te gjobes ne fjale, ajo mbeshtete kryesisht ne nenit IX te Kontrates se sherbimit, e cile aplikohet ne rastet kur (citoj) : “. . . lojtari shkel ndonje detyrim te tij te percaktuar ne kontrate ose nuk permbush objektivat e vendosura rast pas rasti nga Klubi . . . “

Nga ana e pales paditese u kundershtua gjoba ne fjale eshte kundershtuar nepermjet kesaj kerkese drejtuar DHKZK, me arsyetimin se ai, nuk ka shkelur asnje detyrim kontraktor. Performanca e tij ne kete sezon futbollistik ka qene e mire dhe aspak e dobet. Ne mbeshtetje te ketij pretendimi pala paditese paraqiti ne cilesine e proves dy dokumente zyretare e konkretisht, Dokumentin e FSHF mbi “Pjesemarrja (Aktivizimi) i Lojtarit Tefik Osmani” ne sezonin e pare, nga permbajtia e te cilit del se lojtari/paditesi ka qene i aktivizuar si lojtar ne fushe ne cdo ndeshje qe ka luajtur ekipi i Vllaznise, ne shumicen e ndeshjeve per 90 minuta. Gjithashtu, ne mbeshtetje te pretendimit te tij, pala paditese paraqiti ne cilesine e proves shkrese zyretare, dokumentine e nxjerre nga FSHF te titulluar VERTETIM , me ane te te cilit verteton se ai per periudhen shtator-nentor ka qene i grumbulluar me ekipin kombetar. Pra, performanca e tij ka qene shume e mire dhe jo e dobet sic pretendon pala e paditur, e per pasoje gjoba e vendosur ndaj tij nuk ka shkak te ligjshem.

Ne lidhje me kete pretendim te pales paditese, trupi gjykues vlereson se pretendimi i saj eshte i bazuar ne ligj dhe ne prova. Persa i perket hipotezes se dispozites kontrakore se kur zbatohen masat disiplinore, kontretisht neni IX pika 1), ato do te aplikohen ne rastet kur : “lojtari shkel detyrimet kontrakore ose nuk permbush objektivat e vendosura rast pas rasti nga Klubi”.  Lidhur me detyrimet kontrakore te lojtarit, referuar ne nenin IV pika 1) te Kontrates se Sherbimit, “Lojtari duhet te mbaje pergjegjesi kontraktuale per permbushjen e objektivave te Klubit te vendosura dhe te shpalluara para cdo veprimtarie futbollistike”. Ne mungese te prezences se pales se paditur, trupa gjyqesore nuk arriti te njihet me “objektivat e vendosura nga Klubi”, per pasoje ne kete rast hipoteza e nenit IX te kontrates nuk egziston apo nuk provohet se egziston ne rastin e aplikimit te saksionit te kesaj dispozite (neni IX pika 1) germa b) e Kontrates). Gjithashtu lidhur me performancen e dobet te lojtarit/paditesit, ky i fundit ne proces provoi se ne sezonin futbollistik 2012-2013, periudha shtator-dhjetor 2012 performanca e tij ka qene e mire, gje qe ka bere aktivizimin e tij ne cdo ndeshje ne formacionin e K.F. Vllaznia, si dhe i perzgjedhur per performance te mire edhe ngaq ekipi kombetar. Per pasoje, vendimi i marre nga K.F.Vllaznia per vendosjen e gjobes nga pales paditese nuk mbeshtet ne prova. Trupa gjykuese vlereson gjithashtu se ne rastin konkret kemi shkelje te parimit te proporcionalitetit, parim ky i cili ve theksin ne nje raport proporcional ndermjet shkeljes se konstatuar dhe mases se marre. Nga sa shprehet ne vendimin nr 5 te dates 11.12.2012, referuar ne pjesen e dispozitivit te saj,  masa e marre ndaj paditesit nuk shkon ne proporcion me “shkeljen e pretenduar nga pala e paditur”, ose e thene me qarte pala paditese gjobitet me nje vlere prej 45% te vleres se kontrates (pra afro gjysma e pages se saj ne sezon) per mosarritjen e objektivave te klubit, c’ka nuk eshte vetem ne dore te nje lojtari. Gjithashtu trupa gjyqesore arrin ne konkluzionin se ne vendimin e marre pala e paditur ka shkelur parimin e mosdiskriminimit, duke gjobitur ne menyre jo te barabarte dhe dukshem te dallueshme, palen paditese ne raport me lojtaret e tjere te klubit, pa sqaruar situatat e ndryshme ne te cilat gjenden ne shkelje pala paditese dhe lojtaret e tjere te klubit. Ne pjesen pershkruese te Vendimit nr. 5 te dates 11.12.2012, pala e paditur ka pershkruar shkeljen konkrete, e cila duket se eshte e njejte per te gjithe lojtaret e F.K:Vllaznia, por ne pjesen e dispozitivit te po ketij Vendimi, masa eshte dukshem e dallueshme ndermjet pales paditese dhe lojtareve te tjere te Klubit. Pra, ndodhemi perpara trajtimit te situatave te njejta (e njeta shkelje) ne menyre te ndryshme (sanksione te ndryshme)

Per arsyet e mesiperme, vleresojme se gjoba e vendosur ndaj pales paditese me Vendimin nr. 5 date 11.12.2012, eshte ne kundershtim me ligjin dhe jo e mbeshtetur ne prova, e per pasoje duhet te anullohet.

Persa me siper, per shkak te veprimeve te njeaneshme te pales se paditur, ne kundershtim keto me kontraten, pala paditese, me veprime konkrete ka refuzuar te permbushe detyrimet kontraktore, e konkretisht te zbatoje detyrimet qe burojne nga Vendimi nr. 5 date 11.12.2012, e konkretisht ate qe parashikohet ne nenin 1 te Vendimit “ . . . duke filluar nga data 11.12.2012 . . . Futbollisti Osmani do te vijoje stervitjen prane ekipit Vllaznia U-19 nen urdherat e trajnerit Astrit Prenci”.

Pala paditese ne proces kerkoi zgjidhje  e kontrates se sherbimit te lidhur me palen e paditur, pasi pretendoi se kjo e fundit nuk i ka paguar shperblimin kontraktor te parashikuar ne kontrate, ne kohen e lindjes se tij. Per kete arsye pala paditese kerkoi zgjidhjen e kontrates dhe pagimin e pagave te prapambetura. Ne mbeshtetje te ketij pretendimi, pala paditese paraqiti ne proces prova shkresore Kontraten e sherbimit te dates 21.08.2012 te lidhur perpara noteres Lumturi Hoxha, si dhe nje Gjendie te Llogarise Bankare (Statement) per periudhen qershor 2012 deri ne 07 janar 2013, ku pasqyrohen hyrjet dhe daljet ne llogarine e paditesit.

Lidhur me pretendimin e pales paditese per zgjidhjen e kontrates se sherbimit ndermjet tij dhe pales se paditur, trupi gjykues cmon se ajo eshte e bazuar. Ne te vertete pala paditese e ka zgjidhur kontraten, me veprimet e saj, duke mos iu bindur urdherave te pales se paditur te parshikuara me Vendimin nr. 5 date 11.12.2012, e konkretisht nenit 1 te Vendimit  “ . . . duke filluar nga data 11.12.2012 . . . Futbollisti Osmani do te vijoje stervitjen prane ekipit Vllaznia U-19 nen urdherat e trajnerit Astrit Prenci”. Pala paditese pohoi ne proces se ajo nuk e zbatoi kete vendimi, duke e pasuar me pas ate me paraqitjen e kerkeses perpara DHKZK prane FSHF me objekt zgjidhjen e kontrates. Persa i perket shkakut, trupi gjykues cmon se kontrata e sherbimit eshte zgjidhur me veprime te njeaneshme te pales paditese ne date 11.12.2012, duke refuzuar urdherimet e pales se paditur (punedhenesit). Shkaku i zgjidhjes eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj, pasi konforme nenit 23 pika 2 e Kodit te Punes (i ndryshuar),“Punemarresi nuk eshte i detyruar te zbatoje urdherat dhe udhezimet e pergjitheshme dhe te vecanta te punedhenesit, qe ndryshojne kushtet e kontrates se punes. Ndryshimi i kontrates behet me marreveshje ndermejt paleve”. Konkretisht referuar permbajties se Kontrates se sherbimit te lidhur ndermjet paleve si dhe percaktimeve te bera ne Vendimin nr. 5 date 11.12.2012, pala e paditur ka ndryshuar ne menyre te njeaneshme pagen e pales paditese, duke e pergjysmuar ate (gjobe 45% e shperblimit kontraktor) si dhe vendin e punes “te pezullohet nga stervitet me ekipin per 3 muaj dhe te stervitet me ekipin Vllaznia U-19”, kur ne kontraten e sherbimit pala paditese eshte marre lojtar i ekipit te pare te Vllaznise (shif neni 1 pika 2 e kontrates). Ky veprim i pales se paditur vjen ne kundershtim edhe me permbajtien e nenit 32 te Kodit te Punes i cili detyron punedhenesin te mbroje personalitetin e punemarresit. Ne vleresimin e trupes gjyqesore, veprimi i dergimit te nje lojtari me performance te mire, pjesetar i ekipit kombetar, sic provoi te jete pala paditese, te stervitet me ekipin e te rinjeve te Vlaznise, eshte nje trajtim qe ka cenuar dinjitetin e pales paditese.

Per arsyet e mesiperme, trupa gjyqesore e konsideron kerkesen e pales paditese per zgjidhje te kontrates se sherbimit ndermejt saj dhe pales se paditur, te bazuar ne ligj dhe ne prova dhe e pranon ate.

Persa i perket kerkimit per pagimin e shperblimit per shkak te kontrates se sherbimit, pagave te prapambetura, trupa gjyqesore vlereson se ajo nuk duhet pranuar pasi nuk eshte e provuar. Referuar ne nenin III te Kontrates se Sherbimit, shperblimi kontraktor i pales paditese do te jete neto (duke hequr 10%), 1.500.000 leke parapagim brenda dates 17 korrik 2012, 200 000 leke per cdo muaj, e cila ne kohezgjatjen e kontrates ne 10 muaj, arrin shumen prej 2 000 000 leke si dhe 1 000 000 leke qe do te paguheshin brenda dates 20 janar 2012. Pala paditese ka ofruar sherbimin e saj nga data 15.07.2012 deri ne daten 11.12.2012, date ne te cilen konstatohet e zgjidhur kontrata e sherbimit ne menyre te njeaneshme nga pala paditese. Deri ne kete date pala paditese ka ofruar sherbimin e saj nga gjysma e muajit korrik deri ne fillim te muajit dhjetor, pra ne 4 muaj te plote.

Persa pohoi pala paditese ne proces, por edhe nepermjet proves shkresore te titulluar Account Statement i Bankes i Tirana Bank, ajo provoi se ka marre ne dore nga pala e paditur sipas kontrates se sherbimit shumen prej 1.500 000 leke. Gjithashtu, ne periudhen korrik-dhjetor, pala paditese ka perfituar nje shperblim prej 400 000 leke ne 03 tetor 2012 si dhe nje shperblim prej 200 000 leke ne 26 nentor 2012. Pra ne total, per periudhen korrik–dhjetor 2012 pala paditese ka marres nga pala e paditur si shperblim kontraktor shumen prej 1 900 000 leke. Shperblimi total i ofruar pales paditese sipas kontrates se sherbimit ne hapesiren 10 mujore te kohezgjatjes se saj, duke zbritur 10 % si tatim, referuar nenit III te Kontrates arrin masen 4 500 000 leke. E ndare kjo shume ne cdo muaj arrin vleren e 450 000 leke ne muaj. Ne 4 muaj ofrimi sherbimi pala paditese duhet te perfitonte 1 800 000 leke, pra me pak se shuma qe ajo ka perfitur. Pra ne perfundim trupi gjykues arrin ne konkluzionin se kerkimi i pales paditese per pagesat e pa kryera nga pala e paditur nuk mbeshtet ne prova dhe ligj (rregullat kontraktore).

PER KETO ARSYE:

Bazuar në Nenet 29, 30 e  32  të Rregullores së Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve te FSHF, trupi gjykues

V E N D O S I:

1.      Pranimin e pjesshem te kerkeses.

  1. Zgjidhjen e kontrates se sherbimit te lidhur ndermejt pales paditese dhe pales se paditur dhe lenien e lire te futbollistit Tefik OSMANI
  2. Pavlefshmeria e Vendimin nr. 5 date 11.12.2012 per pjesen qe disponon mbi palen paditese dhe heqjen e saj.
  3. Rrezimin e kerkimit lidhur me shperblimit e papaguar per periudhen e kohes e punes.

5.      Shpenzimet gjyqesore ne shumen 100.000 leke i ngarkohen pales se paditur.

Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne organin e parashikuar ne nenin 34 te Rregullores se Dhomes Kombetare te Zgjidhjes se Konflikteve te FSHF-se, brenda 21 ditesh nga dita e dhenies se ketij vendimi.

U shpall sot me date 24 janar 2012

KRYETARI

 Ervin PUPE