Zyra Rajonale e Tiranës, seminar me delegatët - FSHF

Zyra Rajonale e Tiranës, seminar me delegatët

Zyra Rajonale e Tiranës në vijim të punës për rifillimin e garës ka zhvilluar një takim me delegatët që angazhohen në futbollin e kryeqytetit.

Në këtë takim informues u fol mbi protokollin mjekësor që ka përgatitur FSHF për zhvillimin e ndeshjeve pas përhapjes së Covid-19. Ky takim informues vjen pas një serie takimesh që Federata e Futbollit ka organizuar me të gjithë aktorët e futbollit shqiptar, si drejtuesit e klubeve, drejtuesit e akademive, delegatë dhe arbitrat.

Shefi i Sektorit të Zyrave Rajonale dhe Grow, Andi Zëre bëri një prezantim të detajuar të detyrave dhe përgjegjësive që lindin për delegatët në organizimin e ndeshjeve në kohë pandemie. Zbatimi dhe kushtet e protokollit mjekësor janë të njëjta për të gjithë, nga futbolli i fëmijëve deri te Kategoria Superiore. Toleranca për zbatimin e protokollit do të jetë zero.