Zhvillohet projekti "UEFA Grassroots" në Elbasan - FSHF

Zhvillohet projekti “UEFA Grassroots” në Elbasan

Në kuadër të projektit të UEFA-s, “Grassroots Programme” që po aplikohet në të gjitha federatat anëtarë të qeverise Europiane te futbollit edhe FSHF po organizon në 6 zyrat e saj rajonale aktivitetet sportive që synojnë të promovojnë në Shqipëri, lojën e futbollit të bazës si pikënisja e ëndrrave të qindra e mijëra fëmijëve për tu aktivizuar me sportin më popullor në botë,  dhe sidomos vendin tonë. Zyra Rajonale e Elbasanit organizoi në sheshin “Genscher” një aktivitet promovues me pjesëmarrjen e rreth 40 fëmijëve,28 djem e 12 vajza të cilët performuan dëshirën e tyre për të interpretuar lojën e futbollit. Të pranishëm në këtë aktivitet sportiv, ishin shumë prindër e qytetarë, që ndoqën nga afër këtë veprimtari. Nga ana e saj FSHF kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për ta kthyer këtë veprimtari në një festival ku shprehen vlerat më të bukura të futbollit të bazës. Aktiviteti u percoll edhe në mediat lokale të cilat pasqyruan këtë performancë të fëmijëve. Projekti “Uefa Grassroots” është zhvilluar edhe në Korcë, më pas do të shtrijë aktivitetin e tij dhe në zonat e tjera rajonale.

grasrots ne elbasan

 


Duke kontrolluar karten...