Zhvillohet në Amsterdam Kongresi i UEFA-s, më shumë projekte zhvillimore për futbollin europian - FSHF

Zhvillohet në Amsterdam Kongresi i UEFA-s, më shumë projekte zhvillimore për futbollin europian

UEFA mblodhi sot në Amsterdam të Hollandës në kongresin e saj nr.44,  55 federatat e kontinentit europian. Ky kongres u fokusua te ndryshimet strukturore dhe projektet në zhvillim të futbollit. Kongresi i 44-t i futbollit europian mori disa vendime të rëndësishme:

-Aprovimin e raportit të UEFA-s, për edicionin 2018/19
-Pasqyrat financiare të sezonit 2018/19 dhe aprovimi i buxhetit të edicionit 2020/21.
-Rainer Koch (Gjermani) është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFAs, me një mandat 1-vjecar.
-Noël Le Graët është zgjedhur në këshillin e FIFA-s, me një mandat 3-vjeçar.
-Ndryshimet statutore do të hyjnë në fuqi më 1 korrik 2020.
-Kongresi i radhës së UEFA-s do të zhvillohet në Minsk, Bjellorusi më 2 mars 2021.

Federata Shqiptare e Futbollit u përfaqësua në këtë kongres nga një delegacion i kryesuar nga Presidenti Armand Duka i cili gjithashtu ndodhet në kongres edhe në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s por edhe si Nën/Kryetar i Komitetit HatTrick.

Delegacioni i Federatës së Futbollit i kryesuar nga Presidenti Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, do të marrë pjesë sonte në mbrëmje edhe në ceremoninë e shorteut të Ligës së Kombeve (UEFA Nations League), ku kombëtarja kuqezi do të njohë kundërshtarët në këtë kompeticion. Në këtë shorte, Shqipëria bën pjesë në ligën C dhe ndodhet në vazon e parë sëbashku me Greqinë, Malin e zi dhe Gjeorgjinë.