Zhvillimi i futbollit te femrave ne Shqiperi - FSHF

Zhvillimi i futbollit te femrave ne Shqiperi

Fushata promocionale per futbollin e Femrave e organizuar nga Federata SHqiptare e Futbollit vazhdon. Qellimi  eshte ai i ngjalljes se interesit dhe vemendjes per kete dege te re te futbollit i cili me sa duket mbeshtetet ne baza shume te mira dhe premtuese per nje te ardhme ne rritje ne Shqiperi. Ky konmkluzion vjen  duke u bazuar ne punen e madhe te bere per t’i dhene Futbollit te Femrave gjithe suportin dhe vemendjen qe meriton. Deri me tani kemi keto rezultati : 250 vajza luajne sot futboll ne rang profesionist qe prej vitit 2005; 

Jane  8 Klube Shqiptare zyrtare me skuadra te femrave;

Shqiperia ka 2 skuadra Kombetare te Femrave (Perfaqesuese dhe U19);

12 vajza arbitrojne ndeshjet e kampionatit te futbollit per Femra.

Keto jane vetem disa nga shifrat e Futbollit Femeror ne Shqiperi. Keto shifra na japin besim per zhvillimin e ketij sporti kaq te bukur te praktikueshem tashme jo vetem nga meshkujt.

Futbolli shqiptar ka nevoje per vemendjen e te gjitheve. FSHF fton te gjitha te interesuarat ne ambjentet e saj per nje vizite ku mund te takoni stafin e dedikuar te futbollit te femrave. Gjithashtu, mund te na shkruani ne seksionin “kontakt” ne www.fshf.org.al ose ne faqen zyrtare te FSHF ne Facebook. Do te jete kenaqesia jone t’Ju ofrojme te gjitha informacionet dhe udhezimet e nevojshme.