Workshopi “Laboratori i Futbollit” në Firence, Rossi prezanton risitë e FSHF - FSHF

Workshopi “Laboratori i Futbollit” në Firence, Rossi prezanton risitë e FSHF

Mbrëmjen e djeshme drejtori i Departamentit të Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Alarico Rossi, ka qënë i ftuar në workshop-in “Laboratori i Futbollit”. Ky takim është mbajtur në Firence dhe Rosi ka prezantuar projektin e ri që po implementon FSHF nëpërmjet këtij departamenti të ri.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm shumë figura të rëndësishme të futbollit italian, të cilët bëjnë detyrën e skautit dhe vëzhguesit për klube të mëdha si Roma, Fiorentina e Napoli. Rosi prezantoi departamentin dhe informoi të pranishmit se nga muaji tetor, FSHF ka filluar një rrugëtim të ri që parashikon një revolucion teknollogjik në futbollin shqiptar, si dhe faktin kjo risi ka zgjuar interesim të madh jo vetëm në nivel kombëtar por edhe nga vënde të tjera. Ndërmjet temave që ka prekur Rossi në ndërhyrjen e tij ishin dhe rregullat e FIFA-s për federimin e lojtarëve, procedurat e vëzhgimit të lojtarëve për një skuadër kombëtare dhe perspektiva e analistëve në futbollin shqiptar, profesion që ka lindur së fundmi.

Laboratori i Futbollit është një workshop për vëzhguesit e futbollit dhe një pikë e rëndësishme takimi për ata që punojnë në futboll ose duan të afrohen nëpërmjet figurës së vëzhguesit, skautit dhe analistit.