Vora triumfon në finale, është kampione e Kategorisë së Dytë! - FSHF

Vora triumfon në finale, është kampione e Kategorisë së Dytë!

Skuadra e Vorës shpallet kampione e Kategorisë së Dytë për edicionin 2019-2020, pasi mundi me rezultatin 2-0 FK Tomorin në finalen e luajtur sot pasdite në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Vora shënoi dy gola që në pjesën e parë me anë të Sadikut (31’) dhe Mziut (39’), duke bërë një hap të sigurt drejt trofeut. Pjesa e dytë, edhe pse dhuroi emocione, nuk prodhoi asnjë gol tjetër. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Vora u shpall zyrtarisht kampione e Kategorisë së Dytë.

Vora vinte në këtë finale si fituese e Grupit A të Kategorisë së Dytë, ndërsa FK Tomori e mbylli sezonin në krye të Grupit B. Të dyja skuadrat do të luajnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

Zv.Presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova i dorëzoi medaljet dhe trofeun skuadrës fituese në ceremoninë e zhvilluar në përfundim të finales.