Shkendija e Tetoves ka fituar Kupen Pavaresia 2012 ne stadiumin Flamurtari te qytetit te Vlores. Pasi mundi Tiranen 1-0 ne gjysmefinale , ne finale futbollistet tetovare kane barazuar 0-0 me ata te Prishtines, nderkohe qe nga 11 metershat e ekzekutuar kane fituar 4-3 duke merituar medaljet e arta dhe ngritur trofeun e Pavaresise ne 100 vjetorin e saj.
Medaljet e argjendit dhe vendin e dyte e ka fituar F.C. Prishtina e cila eleminoi Flamurtarin. Koha e 45 minutave eshte mbyllur 1-1 dhe me pas vlonjatet kane gabuar me shume nga 5 penalltitite e akorduara.
Kupen Fair-Play ne Turneun Pavaresia 2012 e ka marre Flamurtari i Vlores, ndersa futbollisti me i mire i aktivitetit eshte shpallur Mentor Mazrekaj i F.C. Prishtines.
Trofete dhe nedaljet jane dorezuar nga Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka, zevendesi i tij Bujar Kasmi dhe Presidenti i Futbollit te Kosoves Fadil Vokrri.

















