Vijon UEFA B, mësoni datat e kurseve për vitin 2019 - FSHF

Vijon UEFA B, mësoni datat e kurseve për vitin 2019

Sektori i Edukimit  pranë FSHF-së ka filluar kursin e radhës për nivelin “UEFA B” me prezencën e shumë trajnerëve të rinj që frekuentojnë dhe ndjekin orët mësimore dhe praktike të këtij kursi.

Si përherë, nën koordinimin e profesor Astrit Maçit, Alban Tafajit dhe Edmond Gezdarit, por edhe lektorëve përkatës të ftuar,  kursantët do të ndjekin një program të detajuar teorik dhe praktik dhe në fund do ti nënshtrohen provimit, për marrjen e licensës UEFA B.

Ky kurs po zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz, pranë shkollës së trajnerëve. Më poshtë do të gjeni kalendarin e plotë të Sektorit të Edukimit, për vitin 2019:

UEFA B-29     (7 janar – 9 shkurt)
UEFA B-30    (18 shkurt – 23 mars)
UEFA A-15      (1 prill-18 maj)
Licensa D       (20-25 maj)
UEFA B-31      (3 qershor – 6 korrik)

Rinovim Licensa B-A-PRO (19-24 gusht)

UEFA PRO-7      (2-10 shtator)
Tr.Për.Fizike       (16 shtator-5 tetor)
UEFA PRO-7      (7-15 tetor)
UEFA B-32         (21 tetor-9 nëntor)
UEFA PRO-7      (11-19 tetor)
UEFA B-32         (25 tetor-30 nëntor)
Fizioterapist       (2-21 dhjetor)