Vijon "Cappy Cup” në të gjithë Shqipërinë, ku marrin pjesë 2000 vajza dhe djem - FSHF

Vijon “Cappy Cup” në të gjithë Shqipërinë, ku marrin pjesë 2000 vajza dhe djem

Është mbyllur java e dytë, e Kampionatit të shkollave 9 vjeçare, “Cappy Cup”, ku marrin pjesë vajzat dhe djemtë. Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, kanë mbështetur iniciativën e kompanisë “Coca – Cola”, për përhapjen dhe masivizimin e futbollit nëpër shkolla. Ky kampionat, që organizohet nga Zyrat Rajonale të FSHF në Fier, Durrës, Korçë, Elbasan, Tiranë dhe Shkodër, vazhdon të ndiqet me një interesim të madh, ashtu si edhe në vitet e shkuara, ndonëse këtë vit vjen me një emër të ri.

Tashmë kampionati i futbollit të shkollave 9-vjeçare, është një realitet që fëmijët e prekin përditë. “Cappy Cup” ka në vëmendje të politikave të saj, vlerat edukuese, që ofron sporti në tërësi dhe jetesën e shëndetshme. Ky kompeticion është masiv për nga pjesëmarrja, duke parë se janë regjistruar plot 2000 fëmijë, djem e vajza. Fituesit Rajonalë, do të garojnë ndërmjet tyre në finalet e mëdha ku dhe do të shpallen kampionët kombëtar. “Cappy Cup” është një pasuri sportive për çdo shkollë që merr pjesë dhe që e e ka bërë traditë tashmë ndër vite (më parë përmes Kupës “Coca Cola”).