Video ilustruese si të stërviten të rinjtë e moshës 15-19 vjeç në kushte shtëpie, moderon Nevil Dede - FSHF

Video ilustruese si të stërviten të rinjtë e moshës 15-19 vjeç në kushte shtëpie, moderon Nevil Dede

Federata e Futbollit, në vijim të programit të saj kombëtar për periudhën pandemike të shkaktuar nga COVID-19, ka në vëmëndje përkujdesjen për futbollistat e rinj e konkretisht grupmoshën 15-19 vjeç.

Për këtë grupmoshë, po kujdeset trajneri i kombëtares së Shqipërisë U-19, Nevil Dede. Profesor Dede në ciklin e videove që do të shikoni më poshtë e në vijim do të shpjegojë ushtrimet që duhet të kryeni në kushte shtëpie, siç janë ato të izometrisë, koordinimit, teknikës me top etj.

Është shumë e rëndësishme që gjatë zbatimit të ushtrimeve më poshtë, të respektohet rregulli: një njësi kohe ushtrim dhe një njësi tjetër koha e pushimit.