Video ilustruese si të stërviten fëmijët e moshës 8-14 vjeç në kushte shtëpie, shpjegon Armand Dama - FSHF

Video ilustruese si të stërviten fëmijët e moshës 8-14 vjeç në kushte shtëpie, shpjegon Armand Dama

Federata e Futbollit, në vijim të programit të saj kombëtar për periudhën pandemike të shkaktuar nga COVID-19, ka në vëmëndje përkujdesjen për futbollistat e vegjël e konkretisht grupmoshën 8-14 vjeç.

Për këtë moshë, po kujdeset trajneri i kombëtares së Shqipërisë U-15, Armand Dama. Profesor Dama në ciklin e videove që do të shikoni më poshtë e në vijim do të shpjegojë ushtrimet që duhet të kryeni në kushte shtëpie, siç janë ato të kontrollit të topit në tokë, kontrollit të topit në ajër, koordinimit, etj.

Është shumë e rëndësishme që gjatë zbatimit të ushtrimeve më poshtë, të respektohet rregulli: një njësi kohe ushtrim dhe një njësi tjetër koha e pushimit.

Kontrolli i topit në tokë

Video e radhës do të publikohet nesër, po në këtë link si edhe në kanalin tonë në youtube.