Video-analisti si profesion, prezantohet në Universitetin “Marin Barleti” kursi i ri i FSHF - FSHF

Video-analisti si profesion, prezantohet në Universitetin “Marin Barleti” kursi i ri i FSHF

Departamenti i Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit u prezantua ditën e sotme në Universitetin “Marin Barleti”. Drejtuesi i Departamentit, Alarico Rossi, prezantoi për studentët objektivat e këtij departamenti të ri që ka ngritur FSHF.

Rosi, bëri një përshkrim të detajuar të organizimit dhe funksionimit të Departamentit. Ky departament do të ndihmojë dhe asistojë klubet në Shqipëri, duke sjellë tendencat më të fundit mbi analizën e ndeshjeve, performancave sportive dhe hapjen ndaj inovacionit teknollogjik, me synim përmirësimin e stërvitshmërisë në nivel klubesh por edhe te skuadrat kombëtare. Departamenti i Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit do të ofrojë kurse për video-analistë, të cilët do të atashohen në klubet e Kategorisë Superiore, të cilët do ta kenë kusht të detyrueshëm në licensim nga sezoni 2021-2022, praninë në stafin teknik të video-analistit. Video-analistët që do të dalin nga këto kurse do të jenë gjithashtu pjesë e të gjithë ekipeve kombëtare shqiptare për meshkuj dhe femra.

Kursi i video-analistit organizohet nga FSHF në bashkëpunim me WyScout, platformën më të madhe të të dhënave analitike për futbollin në botë. Të interesuarit për të ndjekur këtë kurs mund të shkruajnë një email në: analysis@fshf.al

#buildsucsesstogether