Veteranet e Teutes dhe Beses nderojne V.Cara

 Zyra Rajonale e Federates SHqiptare te Futbollit  Durres ne bashkepunim me Bashkia Kavaje, Drejtorine e Klubit Shumesportesh “Besa”, “KF Teuta”, “KF Besa”, Shoqata e Veteraneve te klubi “Besa” dhe klubi “Teuta” ne stadiumin “Besa” te qytetit te Kavajes zhvilluan ndeshjen miqesore ndermjet veteraneve te futbollit te skuadrave Besa-Teuta per te nderuar ish futbollistin e mirenjohur kavajas Vahid Cara. Kjo figure e mirenjohur e futbollit u nderua nga Bashkia e Kavajes me titullin “Qytetar Nderi”. Vahid Cara i perket brezit te futbollisteve qe ka patur Besa ne vitet e para te pasclirimit, ku luajti perkrah emrave te medhenj te futbollit kavajas si: Qamil Teliti, Alush Merhori, Qemal Vogli, etj. Pikerisht ne nderim te figures se VAHID CARES, te marten me date 26 mars 2013, ora 14.00 ne stadiumin “Besa” te Kavajes do te organizohet ndeshja mes veteraneve te futbollit te skuadrave BESA – Teuta, per te cilin eshte vene dhe kupa me emrin “VAHID CARA”.

Disa nga figurat e futbollit durrsak dhe kavajas qe ishin te pranishem ne stadiumin Besa per te nderuar figuren e Vahid Cares: Petraq Ikonomi, Enver Duka, Abdyl Kuriu, Orest Grami, Esat Gjoci, Maksut Leshteni, Fatmir Hima, Fetih Golashi, Edmond Zalla, Bajram Hushi, Harun Telaku, Bashkim Koka, Altin Rraklli, Azem Muhaliu, Kristaq Toci, Agron Karriqi, Vladimir Ajazi, Ilir Berati, Lutfi Sejdini, Agim Cela, Niko Bespalla, Esat Dollia, Durim Shtini, Sotir Shkurti, Ilir Duro, Arben Oketa, Ardjan Abazi, Niko Jani, Ilir Biturku, Mikel Furxhi, Artur Lekbello, Ali Karriqi.