Vendimet e UEFA-s për kompeticionet e ekipeve kombëtare të moshave për femra e meshkuj 2019/20 & 2020/21 - FSHF

Vendimet e UEFA-s për kompeticionet e ekipeve kombëtare të moshave për femra e meshkuj 2019/20 & 2020/21

Pas konsultimeve me 55 federatat anëtare të UEFA-s, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori disa vendime në lidhje me kompeticionet e ekipeve kombëtare të moshave, duke marrë parasysh situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19 në të gjithë Evropën.

Për të lehtësuar barrën shtesë operacionale dhe financiare për federatat – shkaktuar nga kushte higjenike që ndikojnë në udhëtim dhe akomodim, si dhe testimet për të mbrojtur shëndetin e futbollistëve të rinj dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm të përhapjes së infeksionit – u morën vendimet e mëposhtme në lidhje me kompeticionet e UEFA-s për ekipet kombëtare të moshave:

Kompeticionet 2019/20

 Kampionati i femrave U-17

 • Anulimi i raundit “Elite” dhe fazës finale të turneut.

 • Tre ekipet europiane me koeficientët më të lartë në renditje janë kualifikuar në Kupën e Botës U-17 për femra që luhet në Indi (Angli, Gjermani dhe Spanjë, sipas rendit alfabetik).

 Kampionati U-19

 • Raundi “Elite” do të luhet në tetor 2020.

 • Faza finale e kompeticionit në Irlandën e Veriut (datat e sakta për t’u komunikuar në kohën e duhur).

 • Faza e grupeve në nëntor 2020.
 • Faza me eliminim direkt në mars 2021.

 Kompeticionet 2020/21

 Kampionati i femrave U-17

 • Raundi kualifikues do të luhet në fund të shkurtit 2021 (12 mini-turne)
 • Raundi “Elite” u shfuqizua dhe u zëvendësua nga play-off.
 • Ndeshjet play-off (14 ekipe) do të luhen në fund të marsit 2021.
 • Faza finale e turneut siç është programuar (Ishujt Faroe, maj 2021).

Kampionati U-17 vjeç për meshkuj

 • Raundi kualifikues do të luhet deri në fund të marsit 2021 (13 mini-turne).
 • Raundi “Elite” është shfuqizuar.
 • 13 fituesit e grupeve dhe 2 ekipe të përzgjedhura me short kualifikohen në turneun final që do të luhet ashtu siç ishte programuar (Qipro, maj 2021).

 Kampionati i femrave U-19

 • Raundi kualifikues do të luhet në shkurt 2021 (12 mini-turne)
 • Raundi “Elite” u shfuqizua dhe u zëvendësua nga play-off.
 • Ndeshjet play-off (14 ekipe) do të luhen në prill 2021.
 • Faza finale e turneut siç ishte programuar (Bjellorusi, korrik 2021).

 Kampionati U-19 për meshkuj

 • Raundi kualifikues do të luhet në fund të marsit 2021 (13 mini-turne).
 • Raundi “Elite”u shfuqizua dhe u zëvendësua nga play-off.
 • Ndeshjet play-off (14 ekipe) do të luhen në fund të majit 2021.
 • Faza finale e turneut ashtu siç ishte programuar (Rumani, korrik 2021).