Vazhdojnë punimet në stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnje - FSHF

Vazhdojnë punimet në stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnje

Vazhdojnë punimet në stadiumin e Lushnjes, pas instalimit të barit natyral, punimet vazhdojnë kryesisht në tribunat e stadiumit, ambjentet e brendshme si edhe shumë element të rëndësishëm teknikë.
FSHF ka investuar në furnizim, instalim të tapetit me bar natyral me një vlerë rreth 50 mijë euro, ndërsa bashkia e qytetit të Lushnjes po investon në përmirësimin e infrastrukturës së stadiumit, për të arritur standartet e kërkuara për Kategorinë Superiore.
Ky bashkëpunim është në sajë të politikës së institucionit të futbollit, për përmirësimin e infrastrukturës. Në fillim të muajit tetor, gjendja e stadiumit të myzeqarëve, pritet që të jetë gati për të luajtur ndeshjet e Kategorisë Superiore, edicioni i 79-të në stadiumin e tyre.

edi ne lushnje2