Vajzat kuqezi U-16 në superformë, fitorja e dytë radhazi në turneun e UEFA-s - FSHF

Vajzat kuqezi U-16 në superformë, fitorja e dytë radhazi në turneun e UEFA-s

Kombëtarja e femrave U-16, ka korrur fitoren e dytë në Turneun e Zhvillimit të UEFAs, që po organizohet nga ana e FSHF në Tiranë dhe Elbasan.

Vajzat kuqezi të drejtuara nga tekniku Agustin Kola triumfuan me rezultatin 3-1, përballë Gjeorgjisë. Golat u shënuan nga Qosja ’19, Coka ’44 dhe Shahaj ’60. Goli i vajzave gjeorgjiane u shënua nga Sulashvili në minutën e 21. Kjo ishte një ndeshje e shkëlqyer e vajzave tona ku pati interes si kurrë më parë, nga rreth 5000 të rinj, nxënës dhe studentë që mbushën uleset e Air Albania Stadium.

Në fund të takimit, vajzat kuqezi, u bënë një thirrje të gjithë të rinjve, nxënësve, studentëve dhe prindërve t’i mbështesin në ndeshjen e fundit përballë Malit të Zi, ditën e dielë, datë 16 shkurt ora 14:00 në Air Albania Stadium, ku hyrja është falas.