Ekipet kombëtare të femrave për moshën U-19 bëhen gati për startin e një tjetër turneu eleminator zyrtar të UEFA-s në vendin tonë. Nga data 25 deri në 31 tetor, një tjetër grup do të zhvillojë ndeshjet në Durrës e Kamzë, të vlefshme për Europianin e femrave të kësaj moshe. SHQIPËRIA, SPANJA, UKRAINA dhe AZERBAJXHANI do të luajnë mes tyre në ndeshjet e Grupit 4, respektivisht në datat 25, 28 dhe 31 tetor. Sfida të cilat do të çojnë më tej 2 skuadra të kualifikuara për në raundin tjetër. Grupi i punës në FSHF nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm Shulku, dhe të sektorit të ekipeve kombëtare kanë tashmë çdo gjë gati, edhe për këtë turne të radhës, pas atij të ekipit kombëtar U-19, dhe këtij që po luhet ende, të skuadrave përfaqësuese të moshave U-17. Më poshtë do të gjeni edhe kalendarin e plotë të ndeshjeve të këtij turneu.
UEFA WOMEN’S U-19 CHAMPIONSHIP QUALIFYING ROUND
Vendi organizator: SHQIPËRIA
Grupi 4
Shqipëri
Azerbajxhan
Spanjë
Ukrainë
25 tetor
12:00 Azerbajxhan – Ukrainë “Kamza Stadium”
14:00 Spanjë – Shqipëri “Niko Dovana”
28 tetor
12:00 Spanjë – Azerbajxhan “Kamza Stadium”
14:00 Ukrainë – Shqipëri “Niko Dovana”
31 tetor
14:00 Ukrainë – Spanjë “Kamza Stadium”
14:00 Shqipëri – Azerbajxhan “Niko Dovana”

















