
Pas përfundimit të turneut të U-19, me ndeshjet e zhvilluara në Tiranë dhe në Kamzë, sot nis një tjetër tunr zyrtar eleminator, ai i fazës kualifikuese për Europianin e U-17. Edhe ky turne i është besuar nga UEFA, Federatës së Futbollit për organizimin e plotë si vend organizator. Katër skuadra: Spanja, Kroacia, Lihtenshteini dhe Shqipëria do të luajnë mes tyre gjatë një jave në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë, në stadiumin “Selman Stërmasi” për të përcaktuar edhe dy të kualifikuarat e grupit.
Takimet do të luhen në datat 19, 22 dhe 25 tetor, dhe në të gjitha stadiumet në të cilët do të zhvillohen ndeshjet HYRJA për TIFOZËT do të jetë FALAS. Në ditën e parë të turneut, ajo e sotmja, do të luhen edhe dy sfidat e para: Në Durrës, në stadiumin “Niko Dovana” Spanja do të luajë përballë Lihtenshteinit, ndërsa në orën 14.00 në “Selman Stërmasi”, Shqipëria e U-17 do të përballet me ekipin përfaqësues të Kroacisë.
Më poshtë do të gjeni edhe skedulin e plotë të ndeshjeve për 3 raundet e takimeve në grup, me turneun që nis sot për të përfunduar në datën 25 tetor. Teksa më pas po në 25 tetor do të jetë edhe starti I një tjetër turneu zyrtar eleminator që I është besuar FSHF-së, ai I eleminatoreve të femrave për moshën U19.

















