UEFA SES Meeting vijon punimet në ditën e dytë, fokusi te implementimi efikas i strategjisë së qëndrueshmërisë mjedisore & përgjegjësisë sociale - FSHF

UEFA SES Meeting vijon punimet në ditën e dytë, fokusi te implementimi efikas i strategjisë së qëndrueshmërisë mjedisore & përgjegjësisë sociale

Mbledhja e UEFA-s për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Përgjegjësinë Sociale (SES Community Meeting) vazhdoi punimet në ditën e dytë të saj, ku për herë të parë zhvillohet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

Fokusi i diskutimeve dhe aktiviteteve sot ishte te fazat e implementimit të strategjisë, duke krijuar plane veprimi nëpërmjet projekteve të ndryshme, për të aplikuar në mënyrë praktike objektivat e vendosura në fillim, ose për të modifikuar aktivitetet në përshtatje me kauzat momentale të rëndësishme për komunitetin.

Një element i rëndësishëm i mbledhjes ishin dhe shpalosja e mjeteve të nevojshme dhe udhëzuesve të përgatitur nga UEFA, të cilat vihen në dispozicion të federatave për t’i asistuar në implementimin e suksesshëm të strategjisë.

Mbledhja e Qëndrueshmërisë Sociale dhe Mjedisore do të përmbyllet nesër me ditën e tretë të diskutimeve.


Duke kontrolluar karten...