UEFA Pro/ TË HËNËN NIS KURSI I RADHËS PËR LICENSIMIN E TRAJNERËVE - FSHF

UEFA Pro/ TË HËNËN NIS KURSI I RADHËS PËR LICENSIMIN E TRAJNERËVE

Vazhdojne rregullisht dhe me shumë masivizim edhe kurset e përgatitjes së teknikëve pranë shkollës së trajnerëve në Shqipëri. Sektori përkatës në FSHF, nis ditën e hënë edhe kursin e radhës, atë të UEFA Pro. Shefi i sektorit përkatës Astrit Maci së bashku me Alban Tafajin pasi përfunduan tre javët e para të kursit UEFA B, tashmë do të nisin një tjetër grup, për një shkallë më të lartë të marrjes së licensës për trajner. Periudha e parë për kursin UEFA Pro do të zgjasë 10 ditë mësimore-teorike. Ky kurs do të ketë një shtrirje gjithëvjetore me 12 raunde 10-ditore. Ndërkaq, sipas plan-grafikut të përcaktuar, puna vijon me pjesën tjetër të kursit UEFA B, ku vlen të theksohet që këtë në këtë vit e ndjekin edhe katër trajnere femra. Do të zhvillohen edhe dy javë të mbetura të UEFA B, deri në përfundim të tij dhe të provimit zyrtar final në datë 29 tetor.

Pjesëmarrja për marrjen e licensave përkatëse është e një interesi shumë të madh në një kohë që FSHF kuron të gjithë mbarëvajtjen e programit nëpërmjet Macit e Tafajit. Vlen të theksohet që këtë vit ka përfunduar edhe një kurs për trajnerë të portierëve.


Duke kontrolluar karten...