UEFA Nations League/ Shqipëria luan ndeshjen e fundit të grupit B1 ndaj Ukrainës - FSHF

UEFA Nations League/ Shqipëria luan ndeshjen e fundit të grupit B1 ndaj Ukrainës

Shqipëria luajti sot ndeshjen e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës në stadiumin “Air Albania”. Ky takim u fitua nga Ukraina me rezultatin 1-2. Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Nedim Bajrami.

Trajneri Silvinjo e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Ukrainës: Thomas Strakosha (GK), Ivan Balliu, Ardian Ismajli (C), Arlind Ajeti, Mario Mitaj, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Jasir Asani, Ernest Muçi, Mirlind Daku.

Ukraina zhbllokoi takimin që në minutat e para me Zinchenkon. Në minutën e 10-të miqtë shënuan edhe të dytin me Yaremchuk.

Në fundin e pjesës së parë Shqipëria ishte shumë pranë golit me Ernest Muçi, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Fraksioni i dytë nisi me dy zëvendësime për Shqipërinë. Nga loja dolën Mirlind Daku e Jasir Asani dhe u aktivizuan Myrto Uzuni e Nedim Bajrami.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër ritëm për kuqezinjtë që rrezikun menjëherë me Uzunin. Një rast të mirë pati edhe Ajeti, që provoi me një goditje nga jashtë zone. Në vazhdim u aktivizuan edhe Arbër Hoxha, Indrit Tuci dhe Taulant Seferi.

Shqipëria fitoi një penallti me Myrto Uzunin në të 74-ën dhe u shndërrua në gol nga Nedim Bajrami.

Kuqezinjtë provuan deri në fund për të barazuar rezultatin, por pa sukses. Në fund ndeshja u mbyll 1-2 për Ukrainën.

Shqipëria në edicion e radhës në Nations League do të luajë në Ligën C.


Duke kontrolluar karten...