UEFA Nations League, Shqipëria e nis me fitore në Bjellorusi - FSHF

UEFA Nations League, Shqipëria e nis me fitore në Bjellorusi

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja ka fituar ndeshjen e parë të UEFA Nations League, luajtur sonte në mbrëmje  ora 20:45 në Minsk, Bjellorusi 0-2 Shqipëri.

Kuqezinjtë e kanë dominuar ndeshjen ku fraksionin e parë të lojës Shqipëria ka shënuar pas një goditje potente nga Sokol Cikalleshi në minutën e 23-të, Bjellorusi 0-1 Shqipëri, me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.

Në pjesën e dytë kombëtarja jonë ka shënuar sërish me anë të mesfushorit të talentuar Keidi Bare 79′, pas një aksioni të rrezikshëm nga krahu i djathtë nga fieraku Odise Roshi, i cili ka dhënë një asist për patriotin e tij.

Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e radhës në datën 7 shtator ndaj Lituanisë në “Air Albania Stadium” ora 20:45.
Renditja e grupit 4 në Ligën C:
Shqipëria 3 pikë
Kazakistani 3 pikë
Bjellorusia 0 pikë
Lituania 0 pikë

Formacioni:


Konferenca e trajnerit Reja pas ndeshjes: