UEFA Nations League, Shqipëri 0-1 Lituani - FSHF

UEFA Nations League, Shqipëri 0-1 Lituani

Kombëtarja shqiptare e futbollit e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, nuk ka arritur të marr një rezultat pozitiv ndaj përfaqësueses së Lituanisë, e cila ka befasuar kuqezinjtë duke fituar me rezultatin 0-1.

Ndeshja e dyte e Shqipërisë në kompeticionin UEFA Nations League, u zhvillua sonte në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Tre ditë më parë përfaqësuesja jonë fitoi 0-2 në transfertën e Bjellorusisë.

Fraksioni i parë i lojës u mbyll me rezultatin 0-0, kuqezinjtë krijuan disa rast por pa arritur golin e avantazhit. Në pjesën e dytë, ka qenë minuta e 57-të kur Kazlauskas kaloi lituanezët në avantazh, Shqipëri 0-1 Lituani. Me këtë rezultat mbyllet ndeshja e vlefshme për këtë kompeticion.
Shqipëria u rreshtua në fushën e blertë me këtë formacion: Strakosha, Hysaj, Djimsiti, Dermaku, Mihaj, Laci, Gjasula, Abrashi, Manaj, Sadiku, Trashi.

Renditja e grupit 4:

Kazakistan 3 pikë
Shqipëri 3 pikë
Bjellorusi 3 pikë
Lituani 3 pikë

Konferenca për shtyp e trajnerit pas ndeshjes: