UEFA Nations League për U-19, Shqipëria njeh kundërshtarët - FSHF

UEFA Nations League për U-19, Shqipëria njeh kundërshtarët

UEFA Nations League për U-19, Shqipëria njeh kundërshtarët në turneun e parë të këtij formati.

Pas lindjes së kompeticionit më të ri për përfaqësuesen U-19 në muajin tetor, sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për fillimin e ligës. Shqipëria bën pjesë në ligën C, dhe pas shortit jemi në grupin C4 sëbashku me Maltën dhe Moldavinë. Raundi i parë i këtij turneu, sipas skemës do të zhvillohet në vendin tonë në datat 18, 21 dhe 24 shtator 2020. Në këtë ligë marrin pjesë 18 skuadra kombëtare, dhe do të vijojë për 2 vite me radhë.

Ky format i ri është ndarë në 4 etapa/raunde derisa të arrijë finalja e Ligës në korrikun e vitit 2022, që do të mbahet në Sllovaki.